“Prishën rendin në tokë”, Irani dënon dy gra me vdekje – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy gra janë dënuar me vdekje në Iran me akuza për “prishje të rendit në tokë” dhe trafikim njerëzor, njoftoi të hënën agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA.

Avokatët dhe një grup i të drejtave të njeriut dolën në mediat sociale për të ndarë imazhet e dy grave, duke thënë se ato ishin aktiviste të të drejtave LGBT dhe të pafajshme.

“Ndryshe nga lajmet e publikuara në internet, të dënuaret mashtronin dhe trafikonin vajza të reja nga vendi duke u premtuar mundësi për arsimim dhe punë, gjë që çoi në vetëvrasjen e disa prej viktimave të tyre”, sipas IRNA.

“Prishje e rendit në Tokë” është një term i përdorur nga autoritetet iraniane për t’iu referuar një game të gjerë krimesh.

Në mars, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei e përshkroi homoseksualitetin si rezultat i një “mungesë morale” të përhapur në qytetërimin perëndimor.

Grupet perëndimore të të drejtave të njeriut e kanë kritikuar shpesh Iranin për trajtimin e çështjeve LGBT. Sipas sistemit ligjor të Iranit, aktet homoseksuale dënohen me vdekje. /tesheshi.com/

You may also like