Prezantuesja e shortit për “Euro 2024” ishte në lidhje me këtë yll të futbollit

by admin
Spread the love

Gjermania si mikpritëse pritet që vitin e ardhshëm të organizojë në mënyrë spektakolare Kampionatin Evropian të Futbollit “Euro 2024”.

Tashmë është hedhur edhe shorti.

Përkatësisht, së bashku me Pedro Pinto, në skenë ka qenë edhe gazetarja atraktive gjermane Ester Sedlacek, e cila aktualisht punon për gazetën lokale “ARD”, shkruan lajmi.net.

Ester është 38 vjeçe dhe karrierën e saj si gazetare sportive e ka nisur në vitin 2010.

Së bashku me Bastian Schweinsteiger, ajo drejtoi programin për Kupën e Botës në Katar, 10 vjet më parë.

Ajo ishte në një lidhje me portierin Kevin Trapp të Kombëtares së Gjermanisë.

Ndryshe, Shqipëria u kualifikuar në “Euro 2024” ku pas shortit të hedhur ka rënë në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. /Lajmi.net/

 

You may also like