Prezantuesi i FoxNews thotë se Zelensky erdhi në SHBA ‘i veshur si pronar klubi striptize, për të kërkuar para’ (fotot)

by admin
Spread the love

Ana e djathtë e politikës në SHBA kanë kritikuar dje presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për paraqitjen me veshje ushtarake gjatë vizitës historike në Shtëpine e Bardhë e Kongresin e SHBA, ku ai u lut për të tjera fonde për përpjekjen e luftës së Kievit.

Në vizitën e parë jashtë vendit që prej nisjes së pushtimit rus në shkurt, Zelensky u paraqit në Shtëpinë e Bardhë me pulovër në ngjyrë kamuflazhi dhe çizme ushtarake, në kontrast nga presidenti Biden që mbante një kostum blu, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Pas takimit me Biden, Zelensky shkoi të mbante një fjalim në Kongresin Amerikan ku u lut për një tjetër seri financimesh për armë e raketa difensive.

Komentatori i njohur i rrjetit Foxneës, Tucker Carlson ishte në krye të talljeve me Zelensky, teksa në programin e tij të mbrëmjes akuzonte liderin ukrainas se ishte veshur si një “menaxher klubi striptize që kërkon para”, në një kohë kur SHBA përballet me krizën e saj masive të emigrantëve në kufi.

Kritikave iu bashkua Donald Trump Jr., biri i ish presidentit Donald Trump, i cili quante Zelensky ‘mbretëresha e bamirësisë’ mëngjesin tjetër.

Wendell Husebo, drejtuesi rrjetit konservator Breitbart, gjithashtu dha opinionin e tij.

“Zelensky vjen në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar miliarda në ndihma ushtarake”, shkruante Husebo. “Për rreth $45 miliardë të marra të tregojë pak respekt dhe të marrë me qera një kostum”.

Të tjerë gazetarë të rrjetit Breitbart përfshiheshin në zhvillim teksa redaktorja politike Emma-Jo Morris shkruante: “Zelensky mund të fluturojë drejt SHBA por përsëri nuk vesh dot kostum”.

Benny Johnson, prezantues i rrjetit të djathtë amerikan Newsmax, tha: “Ky mos mirënjohës nuk ka mirësinë të veshë një kostum për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka respekt për vendin që financon mbrojtjen e tij”.

“Mashtrues i mafias evropiano-lindore me kostum tutash, dhe liderët tanë i besojnë. Çfarë ofendimi” tha ai.

Që prej nisjes së sulmit ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Zelensky ka folur kryesisht në veshje ushtarake, nga bunkeri tij Kiev.

Të njëjtat ngjyra ai ka veshur dhe kur foli për Kombet e Bashkuara dhe G20, si dhe gjatë vizitave të personaliteteve në Ukrainë, si ministra e kryeministra.

Vizita e tij në SHBA vjen në një kohë kur politikanët atje pritet të votojnë një paketë ushtarake me vlerë sipas tyre, 45 miliardë dollarë për Ukrainën.

Putin eshte zotuar per kundërpërgjigje te ashpër nëse SHBA dërgon raketa te avancuara per Ukrainen.

SHBA është furnizuesi më i madh deri tani me armë për Kievit duke dërguar rreth $18.5 miliardë në armë e pajisje, e ndjekur nga Gjermania me $2.34 miliardë sipas raportimeve.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like