Presim rikthimin tënd – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Melizën, kanë vizituar deputeten Ganimete Musliun, e cila po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër.

Krasniqi ka thënë se aktivizmi i Musliut në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar, derisa ka thënë se mezi po presin rikthimin e saj, raporton Express.

“U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar.  Gane, deri në rehabilitimin tënd të plotë, mos harro se ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që të mbështesin në çdo hap dhe mezi presin rikthimin tënd”, ka shkruar Krasniqi.

You may also like