Presidentja Osmani sot viziton komunën e Mitrovicës

by admin
Spread the love

Në kuadër të vizitave në komunat e vendit, presidentja Vjosa Osmani sot do të vizitojë komunën e Mitrovicës.

Fillimisht, në ora 12:00 ajo do të ketë takim me kryetarin e kësaj komunes, Bedri Hamza.

Një orë më pas, është planifikuar që Osmani të vendosë lule tek pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve, ndërsa në ora 13:30 do ta vizitojë shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali”.

Gjatë vizitës në Mitrovicë, është planifikuar që kryetarja e shtetit të ketë takime me OJQ dhe t`i vizitojë disa biznese.

Javën e kaluar, presidentja e shtetit qëndroi në Komunën e Gjilanit, ku prej aty paralajmëroi se do t’i vizitojë të gjitha komunat e vendit.

You may also like