Presidentja Osmani falënderon Kosta Rikën me një fotografi në tapetin e kuq

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një falënderim ndaj Kosta Rikës për pritjen, të cilën ia bëri me rastin e vizitës së saj të fundit.

Këtë Osmani e bëri ndërsa ka ndarë edhe një fotografi, në të cilën shfaq veten teksa parakalonte atje mbi tapetin e kuq me rastin e pritjes presidenciale me nderime shtetërore, nga autoritetet e Kosta Rikës, përcjell klankosova.tv.

Osmani falënderimin e ka bërë në dy gjuhë, duke shprehur mirënjohje ndaj Kosta Rikës.

”Faleminderit Kosta Rika. Ha sido un honor!”, shkruan Osmani në facebook.

Kjo paraqitje e presidentes, vjen pak ditë pasi u tha se ajo ka bërë një ndërhyrje kirurgjike në Turqi, për të larguar kilogramët, për të cilin operim, presidenca nuk është deklaruar.

You may also like