Presidentja ia dhuron Rifat Jasharin “Urdhrin e Lirisë”

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar Rifat Jasharit “Urdhrin e Lirisë”.

Osmani këtë e bëri gjatë një vizite në shtëpinë e familjes Jashari.

Ajo bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe në varrezat e Prekazit, në nderim të 25-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe familjes së tij e cila njihet me emrin “Epopeja e UÇK-së”.

Ndërkaq ndarja e “Udhrit të Lirisë” për Rifat Jasharin, ishte bërë kohë më parë nga ana e të parës së shtetit.

Dorëzimi i tij u bë sot pasi Rifat Jashari, në kohën e ndarjes kishte qenë në Gjermani/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

You may also like