Presidenti Pendarovski i ftuar për iftar në familjen shqiptare – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka qenë i ftuar sonte në iftar tek familja shqiptare Mamuti nga Shkupi. Pas iftari, ka qenë vet Pendarovski që ka publikuar fotografitë në rrjetin social facebook, përcjell KlanM.

“Në muajin më të ndritshëm në Islam, i cili feston pastrimin shpirtëror dhe fizik, të gjithë besimtarëve të besimit islam iu uroj agjërim të lehtë të Ramazanit dhe t’i kalojnë ditët e agjërimit në paqe, mirëqenie dhe falje. Falenderoj familjen Mamuti për pritjen e ngrohtë dhe ndarjen e darkës së Iftarit”, ka shkruar mbi fotografitë e publikuara presidenti Pendarovski./KlanMacedonia

You may also like