Presidenti izraelit, vizitë historike në Emirate – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i shtetit hebre Isaac Herzog mbërriti në Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën për vizitën e parë të një presidenti izraelit në vendin e Gjirit.

Herzog mbërriti me gruan e tij Michal për një vizitë dy-ditore.

Ai ndër të tjera do të takohet me trashëgimtarin e fronit të Abu Dhabit dhe sundimtarin de facto të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Sayyid Al Nahyan, transmeton Hina.

“Unë mbaj një mesazh bekimi dhe paqeje për njerëzit në të gjithë rajonin,” tha Herzog përpara se të nisej.

Herzog planifikon të hapë Ditën e Pavarësisë së Izraelit në ekspozitën botërore Expo 2020 në Dubai. Përveç kësaj, ai do të takohet me përfaqësues të komunitetit hebre, tha zyra e tij në një deklaratë.

Në dhjetor, Naftali Bennet u bë kryeministri i parë izraelit që bëri një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në vitin 2020, Izraeli nënshkroi marrëveshje me Emiratet dhe Bahreinin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Deri atëherë, vetëm dy shtete arabe, Egjipti dhe Jordania, kishin marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Emiratet e Bashkuara Arabe hapën një ambasadë në Tel Aviv, ndëerkohë që të dy vendet kanë vendosur gjithashtu fluturime direkte.

Çështjet ekonomike shihen si një shtytës kryesor i afrimit midis këtyre vendeve, por ato po krijojnë gjithashtu një aleancë kundër Iranit. /tesheshi.com/

You may also like