Presidenti italian, Serxho Matarela për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut

by admin
Spread the love




Presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela, sonte në orët e mbrëmjes do të arrijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në Shkup, siç kumtoi Ambasada e Italisë, presidenti Matarela nesër do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski. Pas takimit tet-a-tet, së bashku me delegacionet e veta, burrështetasit do të mbajnë takim pune, ndërsa pas përfundimit të tij është paraparë konferencë për shtyp me gazetarët.

Pas takimit me Pendarovskin, Matarela do të niset drejt Kuvendit, ku do të takohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Në kuadër të mbledhjes solemne, do t’iu drejtohet deputetëve dhe përfaqësuesve qytetarë dhe fetarë në vend. Më pas, së bashku me presidentin Pendarovski do të përkulen para përmendores së Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.

Presidenti Matarella nesër në orët e pasdites do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të ketë takim edhe me përfaqësues të bashkësisë italiane në vend.

 


You may also like