Presidenti Ilir Meta nxjerr foton me Sali Berishën dhe paralajmëron zhvillim e papritur

by admin
Spread the love

Presidenti Ilir Meta paralajmëron se do të bëjë transparencë të plotë mbi një takim që ka ndodhur mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ishte Berisha ai që të hënën, më 31 janar, do të deklaronte në një intervistë televizive se përveç politikanëve të tjerë, ai kishte pasur një takim edhe me Presidentin Ilir Meta.

Takimet u shpreh Berisha janë bërë për konsultime mbi mundësinë për garimin në zgjedhjet e 6 marsit të kandidatëve të dalë nga Primaret.

Kreu i shtetit, në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe një foto të vjetër të takimit të tij me Sali Berishën, në ambientet e Presidencës, thotë se gjithçka do ta sqarojë sonte në mbrëmje në një intervistë televizive në orën 20:00.

“Për të gjithë të trishtuarit, të gëzuarit apo të pavarurit, qoftë dhe indiferentët, që duan të dinë të vërtetën e takimit me ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin, Sali Berisha, në ç’rrethana, kur dhe ku ka ndodhur ky takim, sonte tranparencë e plotë,”- shkruan Meta.

You may also like