Presidenti i Villarreal: Vlahovic më tremb shumë, por nuk është problemi im

by admin
Spread the love

Në prag të sfidës Juventus-Villarreal do të mbahet edhe një takim insititucional në Torino midis drejtuesve të Juventusit, të Villarrealit dhe UEFA-s. Ndërkohë që përpara këtij takimi ka folur edhe presidenti i spanjollëve, Fernando Roig Alfonso.

“Është një ndeshje ku do të përballen dy skuadra shumë të mira, do të jetë një sfidë e bukur”, nisi fjalën e tij Alfonso. “Juventusi është një ekip i madh me tifozë të shumtë. Ne jemi një skuadër më e re, me më pak ambicie, por me të njëjtat ëndrra si juventinët.

JUVENTUSI MUND TË FITOJË CHAMPIONSIN- “Është një klub shumë i rëndësishëm, sigurisht. Por edhe Villarreal do të luajë shanset e saj, si të gjithë ekipet e tjera”.

TË TREMB VLAHOVIC? “Po shumë. Megjithatë nuk është një problemi im, por i atyre që do të jenë në fushë”. /oversport.tv

Foto: Villarreal CF Facebook

You may also like