Presidenti i Union Berlin sulmohet me shishe qelqi dhe karrige kokës nga tifozët e……

by admin
Spread the love

Incident në prag të ndeshjes mes Union Berlin dhe Feyenoord në Conference League. Përfaqësues të klubit gjerman, mes të cilëve edhe anëtarë të bordit drejtues, janë sulmuar mbrëmë në një restorant në qytetin e Roterdamit.

Siç u konfirmua nga një zëdhënës i policisë, dhjetëra tifozë hodhën karrige dhe shishe qelqi në drejtim të zyrtarëve të Union Berlin dhe një grua pësoi dëmtime të lehta në kokë dhe u dërgua në spital.

Një nga autorët, një 25-vjeçar nga Roterdami, u arrestua dhe, sipas mediave holandeze, presidenti i Union Berlin Dirk Zingler ishte mes 25 personave të sulmuar.

Klubi holandez më pas kërkoi falje në një deklaratë zyrtare: “Një ngjarje krejtësisht e dënueshme, fajtorët e së cilës duhet të gjenden dhe të ndëshkohen”.

You may also like