Presidenti i Parlamentit Evropian takim me Nikollën, jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli është takuar sot me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën. Përmes një postimi në twitter, Sassoli ka bërë me dije se gjatë këtij takimi ai i ka shprehur mbështetje të palëkundur Nikollës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Deklarata e  Sassolit:

“Diskutim i mirë sot me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikollën. Unë përsërita mbështetjen e palëkundur për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të filluar pa vonesë. Parlamenti do të jetë gjithmonë një zë për Ballkanin Perëndimor në BE.”, shkruan ai.

You may also like