Presidenti i Empolit: Shpresojmë ta mbajmë Asllanin, paratë jo primare

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani është kthyer në një objektiv të shumë klubeve të mëdha në Serie A. Interi e Milani janë dy prej tyre, madje kuqezinjtë edhe i kanë kontaktuar prindërit e mesfushorit të Shqipërisë dhe Empolit.

Në klubin italian e dinë që herët a vonë do të detyrohen ta shesin Asllanin, por do të donin që edhe sezonin e ardhshëm të mbetet pjesë e skuadrës.

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ka folur për “Radio Marte” dhe tregohet i sinqertë me deklaratën e dhënë për Asllanin.

“Ai ka fituar një vend në Serie A. Na bindi në gjithçka dhe shpresojmë ta kemi në dispozicion edhe për një sezon tjetër.

Ne kemi urgjencën më shumë që të plotësojmë skuadrën se sa të fitojmë para. Do të mbrohemi në merkato”, ka deklaruar Corsi. / oversport.tv

You may also like