» Premtoi se do shpërndante PlayStation falas, “Youtuberi” i njohur akuzohet për nxitje të trazirave

by admin
Spread the love

Kai Cenat “youtuber”-i i njohur është akuzuar për nxitje të trazirave pasi oferta e tij se do të jepte “PlayStation” falas shkaktoi një prej rrëmujave më të mëdha në New York gjatë javës së kaluar.

21-vjeçari me miliona ndjekës nëpër platformat sociale është shprehur i zhgënjyer me atë që ka ndodhur në një shesh në Manhattan.

Mijëra fansa të Cenatit kanë dalë në shesh me shpresën se do të merrnin “Playstation” falas, por situata ka dalë nga kontrolli dhe policia e New Yorkut është detyruar të reagojë për të shpërndarë turmën.

Të rinjtë e mbledhur në Union Square Park kanë dëmtuar disa vetura dhe autobusë. Policia ka deklaruar se dhjetëra persona janë lënduar, përfshirë katër që janë dërguar në spital.

Ndërkaq janë arrestuar 65 persona. Cenat, i cili nuk kishte leje për tubimin në shesh, është arrestuar për nxitje të trazirave. Më 18 gusht pritet të dalë para gjykatës.

360grade.al

You may also like