Premtimi i ish-presidentit Meta: Do investojmë për të rritur prodhimin vendas të energjisë

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në Konventën Kombëtare deklaroi se qeveria aktuale ka dështuar në menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike.

Ai premtoi para mbështetësve se Partia e Lirisë do të mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë, duke i hequr të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual.

Fjala e Metës:

“Partia e Lirisë ka depozituar dy iniciativa ligjore në Kuvendin e Shqipërisë për të liberalizuar urgjent investimet për impiantet fotovoltaike me qëllim nxitjen e qytetarëve dhe bizneseve për ta zgjidhur vetë prodhimin e energjisë me panele diellore dhe për të injektuar energjinë e tepër të tyre elektrike, në sistemin kombëtar të energjisë.

Partia e Lirisë do të mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë, duke i hequr të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual.

Ndërsa qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike, nga ana tjetër, kërkon tu vërë taksë të jashtëzakonshme prodhuesve privatë të energjisë elektrike, të cilët vetëm në vitin e fundit, i kanë kursyer shtetit mbi 250 milionë Euro, me energjinë e prodhuar prej tyre.

Dështim përbën edhe mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazësjellësit strategjik të TAP. Në 12 nëntor 2020 ka filluar operimin gazësjellësi i TAP.Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës.

Ne mbështesim propozimin e drejtë për zgjerimin e fashës deri në 1200 Kë, pasi fasha aktuale e qeverisë prek rreth 90-130 mijë familje shqiptare të shtresës së mesme”, u shpreh Meta.

You may also like