Prej sot transport me autobusë nga Tetova drejt Kodrës së Diellit dhe anasjelltas

by admin
Spread the love

Qytetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kdrën e Diellit prej sot do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë linjën e re të autobusit e cila niset nga Tetova.

Drejt qendrës së skijimit deri më tani nuk pati linjë të rregullt autobusi, ndërsa Komuna e Tetovës vendosi transport të shtunën dhe të dielën.

Autobusët nga Tetova për në Kodrën e Diellit do të nisen në ora 08:30, 11:00, 14:00 dhe 17:00 me pikënisje – afër ish-stacionit të nisjes së teleferikut nga qyteti për në qendrën e skijimit.

Komuna e Tetovës në një deklaratë të enjten njoftoi se bileta vajtje-ardhje për një person do të kushtojë 200 denarë.

“Kjo linjë padyshim që do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e qarkullimit në këtë rrugë. Le të shijojmë së bashku bukuritë e qendrës dimërore. Jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në një komunikatë nga Zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun e Komunës së Tetovës.

Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusë të Ndërmarrjes Publike “Transport Tetovë” – Tetovë, të cilët kanë linja të rregullta të qytetit. Për kthimin nga Kodrën e Diellit në Tetovë, oraret e parapara janë 09:30, 12:30, 15:30 dhe 18:30.

MARKETING



You may also like