Prej sot doza e tretë e vaksinave kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duke filluar nga dita e sotme, doza e tretë e vaksinës do të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët mbi moshën 60 vjeç, dhe të gjithë profesionistët e shëndetit dhe pacientët që kanë imunitet të dobët, pavarësisht nga mosha.
Doza e tretë e vaksinës duhet të jetë nga prodhuesi Fajzer, ndërsa përveç kësaj do të ndiqen edhe rekomandimet për përdorimin e mundshëm të vaksinave nga prodhuesit tjerë.
Të gjithë qytetarët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, në momentin që do të kalojnë gjashtë muaj. Do të marrin një SMS mesazh, që mund të telefonojnë dhe të marrin dozën e tretë të vaksinës.
Ndërsa, interesi për vaksinim po bie, pasi vetëm në tre ditët e fundit, dozën e parë e morën mbi 3 mijë njerëz.
Të mërkurën, më 22 shtator, 1.624 qytetarë kanë pranuar dozën e parë të vaksinës, dhe gjithsej 7.518 qytetarë u vaksinuan. Nuk ka të dhëna për të enjten-23 shtator, ndërsa të premten me 24 shtator, 1.717 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës, dhe gjithsej 6.897 qytetarë u vaksinuan.
Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, që nga 24 shtatori, u vaksinuan gjithsej 781,623 qytetarë. Një total prej 1,495,762 doza vaksinash u aplikuan në vend, dhe 714,135 qytetarë u rivaksinuan.
Ndërkaq, ka filluar të bie numri i rasteve të reja me coronavirus në Maqedoninë e Veriut. Vetëm dje u regjistruan 392 raste të reja nga 4.633 testim ose rreth 8.4%. Më herët kjo përqindje ishte mbi 10. Po ashtu bie edhe numri i rasteve aktive. Në fillim të shtatorit në Maqedoni kishte mbi 15 mijë raste aktive, ndërsa momentalisht nga 12.240 raste aktive.
Po ashtu deri dje janë vaksinuar 781.623 qytetarë, ndërsa 714.135 janë rivaksinuar, ndërkaq sipas të dhënave të fundit, me një dozë është vaksinuar 55% e popullatës mbi 40 vjeç dhe 31% e popullatës nga 18 deri 39 vjeç. /SHENJA/

You may also like