Prapaskenat! Meta akuza Bashës, zbulon goditjen e fortë që i dha Gjermania

by admin
Spread the love

Presidenti Ilir Meta akuzoi kreun e PD, Lulzim Basha, se i ka shërbyer kryetarit të Rilindjes, Edi Rama, me të gjithë aksionet e tij në emër të opozitës.

Meta tha se Basha me të gjitha veprimet e tij, duke bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por edhe duke mos u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e dekretuara të 13 tetorit, i dha kryetarit të Rilindjes, Edi Rama, të gjithë pushtetin.

“Lulzim Basha dogji edhe mandatet e deputetëve, duke ia lënë Rilindjes të gjithë pushtetin. Se që ta dini ju, Lulzim Basha paralajmëronte që do të bëhej hataja në 8 qershor, ndaj edhe e thirrën në Gjermani, për ti thënë që të hiqte dorë nga këto skenarët. Sepse Basha, kishte nisur të përdorte emrat e gjermanëve duke thënë se nga Gjermania na është thënë që mos regjistrohemi në zgjedhje, dhe Bashës iu tha: jo bojkot zgjedhjesh, por as bojkot parlamentar s’do bësh, sepse s’do merremi më me ty”, tha Meta.

You may also like