Prapaskenat e shkarkimit të Nagelsmann, trajneri nuk i përgjigjej telefonatave të drejtuesve

by admin
Spread the love

Julian Nagelsmann u shkarkua pak ditë më parë nga Bayern Munich me skuadrën që po haste vështirësi në Bundesliga.

Por, rezultatet nuk ishin e vetmja arsye pse palët ndanë rrugët pasi një tjetër faktor ishte edhe marrëdhënia me shumë ulje e ngritje e Nagelsmann me lojtarët kryesorë të Bayern.

Ndërkohë, me kalimin e ditëve në skenë po dalin edhe më shumë në pah ndasitë mes teknikut 35-vjeçar dhe klubit bavarez. Ishte Uli Hoeness ai që së fundmi zbuloi se Nagelsmann prenotoi pushimet pas disfatës me Bayer Leverkusen dhe kjo ndikoi më pas te vendimi i drejtuesve për ta shkarkuar.

Në fakt, te Bayern tentuan deri në fund të korrigjonin marrëdhënien me Nagelsmann pasi edhe në momentin që trajneri ishte larguar drejt Austrisë me pushime, ata e telefonuan vazhdimisht për të pasur një konfrontim të ideve. Por, nuk gjetën përgjigje pasi Nagelsmann vendosi të heshtë dhe telefonatave të të gjithë ditës iu përgjigj vetëm në dark.

Një sjellje e cila vulosi përfundimisht shkarkimin e tij me drejtuesit më të lartë të bavarezëve që nuk mund kurrsesi ta anashkalonin injorimin e trajnerit dhe kështu vendosën ta zëvendësonin me Thomas Tuchel./ Shqip


Top Channel

You may also like