Pranohet teksti i harmonizuar i marrëveshjes për vendosjen e dy vendkalimeve të përbashkëta kufitare me Kosovën

by admin
Spread the love

Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për negociata të përfunduara mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendkalimet kufitare: “Bllacë – Hani i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë” dhe e shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes mes dy qeverive për vendosjen e këtyre dy vendkalimeve të përbashkëta.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, u obligua që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ta nënshkruajë marrëveshjen.

“Qëllimi i lidhjes së kësaj marrëveshje është vendosja e vendkalimeve të përbashkëta kufitare ‘Jazhincë – Glloboçicë’ – për thjeshtëzimin dhe lehtësimin e lëvizjes së personave, automjeteve, hyrjes dhe daljes së automjeteve transportuese, si dhe ‘Bllacë – Hani i Elezit’ – për thjeshtëzimin dhe lehtësimin e lëvizjes së personave, automjeteve dhe mallrave”, informoi pres shërbimi i Qeverisë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like