PRAGË – Scholz: Liderët e Komunitetit Politik Evropian e konsiderojnë të papranueshëm pushtimin e Ukrainës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PRAGË, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Është e qartë se liderët që marrin pjesë në Komunitetin e parë Politik Evropian në Pragë e konsiderojnë pushtimin rus të Ukrainës si të papranueshëm, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Ata që po takohen këtu e dinë se sulmi rus ndaj Ukrainës është një shkelje brutal e rendit të sigurisë dhe paqes që kemi pasur në Evropë gjatë dekadave të fundit”, tha Scholz.

“Është e rëndësishme që ne ta refuzojmë këtë sulm, që të mos pranojmë që një pjesë e vendit fqinj të aneksohet”, shtoi ai.

Megjithatë, Scholz paralajmëroi kundër shndërrimit të forumit të Komunitetit Politik Evropian në një institucion të ri ndërkombëtar.

“Nuk bëhet fjalë për krijimin e një institucioni të ri me administratë, me burokraci”, tha Scholz.

”Vlera e vërtetë e tubimit është që krerët e shteteve të flasin me njëri-tjetrin në një mënyrë shumë konkrete”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like