PRAGË – Ministrat e Jashtëm diskutojnë propozimin e BE-së për pezullimin e vizave turistike për shtetasit rusë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 31 gusht /ATSH-DPA/- Ministrat e Jashtëm të BE-së do të zhillojnë sot një takim jozyrtar në Pragë, ku do të diskutojnë propozimin për pezullimin e vizave turistike për shtetasit rusë, një reagim ndaj pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Republika Çeke, Finlanda dhe Estonia, pasi vendosën kufizimet e tyre të vizave, kanë nxitur vendet e BE-së dhe kanë kërkuar një urdhër ndalimi të plotë për shtetasit rusë që udhëtojnë në bllok.

Gjermania dhe Franca kanë refuzuar propozimin e BE-së. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock rikonfirmoi qëndrimin e saj kundër propozimit te BE-së, duke thënë se i frikësohej nje vendimi të tillë që do të ndikonte disidentët dhe gazetarët që ikin nga regjimi i Kremlinit.

“BE-ja ka nevojë për zëra të guximshëm që guxojnë të ngrihen kundër regjimit edhe pas gjashtë muajsh lufte”, tha ajo.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod, theksoi pabarazinë me të cilën përballen burrat ukrainas dhe rusë në mes të luftës. Ndërsa ukrainasit nuk lejohen të largohen nga vendi dhe duhet të luftojnë pushtuesit, nga ana tjetër burrat rusë po bëjnë pushime në Evropën jugore.

Ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney tha se ai pret që bisedimet të rezultojnë në një sistem më të kufizuar të vizave të BE-së për rusët. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like