Prag revolucioni te Juventusi, si ndryshon “Zonja” pa Dybala

by admin
Spread the love

Pas mbylljes së bashkëpunimit me Paolo Dybalan, i cili do të largohet në qershor me parametra zero, Juventus i ka planet e qarta për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Objektivi kryesor është një trekuartist që do të bëjmë mirë dhe 9-shin fals, një mesfushor që mund të bëjë diferencë dhe një mbrojtës klasi për krahun e majtë. Qëllimi parësor është afrimi në Torino i Nicolo Zaniolos.

Ylli i Romës që po diskuton me verdhekuqtë rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024, ka një pagë prej 4 deri në 4.5 milion eurosh në sezon.  Juventus duket e gatshme të marrë përsipër këtë investim duke pasur parasysh që kartoni i Zaniolos vlen nga 50 deri në 60 milion euro.

Çfarë ndodh nëse plani Zaniolo dështon? Juve ka gati alternativën tjetër e cila është Giacomo Raspadori. Sulmuesi i Sassuolos vlen 40 milion euro dhe raportet e mira me emilianët e bëjnë edhe më të thjeshtë nisjen e tratativave për bardhezinjtë.

Giovani Carnevali, drejtor i përgjithshëm i Sassuolos është shprehur se pas finalizimit me sukses të operacioni Locatelli, Sassuolo do të ishte e lumtur të dërgonte në Torino një tjetër yll të sajin. Për mesfushën e Juventus më pas, prej vitesh qarkullon i njëjti emër. Sergej Milinkovic-Savic. Tashmë nuk ka më alibi për serbin. Nëse torinezët e duan, duhet të vendosin për të derdhur në arkat e Lazios, plot 80 milion euro. /oversport.tv

You may also like