Pozitë e opozitë kërkojnë të aplikohet në Këshillin e Evropës, Qeveria t’i ofrojë Kuvendit strategji

by admin
Spread the love

Deputetë të pozitës dhe opozitës për vlerësojnë se Kosova duhet që me patjetër në këtë fazë ta aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe të gëzojë të drejtën e liberalizimit të vizave.

Madje, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i tha Ekonomia
Online sipas sinjaleve që dërgojnë diplomatët e huaj është krijuar momentum i
mirë dhe të ketë lëvizje në këtë drejtim.

“Institucionet e Kosovës janë duke bërë punën e tyre dhe është një momentum
i mirë i krijuar pas ngjarjeve në Ukrainë pas agresionit rus dhe besoj që
institucionet duhet ta shfrytëzojnë këtë momentum dhe sipas sinjaleve që dërgojnë
diplomatë e drejtues tonë është krijuar momentum i mirë dhe të ketë lëvizje në
këtë drejtim”, tha Dugolli.

Përderisa deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se Kosova duhet
që të aplikojë në Këshill, ngase sic thotë ajo kryeministri Kurti ka ardhur në
pushtet me premtimin për anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare.

“Kosova duhet të aplikojë edhe në Këshill të Evropës  sepse edhe për këtë ka plotësuar kriteret dhe
Qeveria Kurti ka ardhur me këto kauza që do të anëtarësohet në shumë organizata
ndërkombëtare”.

“Si Qeveri janë të lirë të aplikojnë në të gjitha organizatat ku është në
interes të Kosovës dhe zotëri Kurti duhet të bëjë hapa më konkret sepse i kanë
besuar 50% të qytetarëve”, tha Bunjaku-Rexhepi.

Ndërsa, deputetja e AAK-së Time Kadriaj tha se sa i përket anëtarësimit
në  Këshillin e  Evropës gjithmonë ka qenë pengesë Rusia dhe
meqenëse është suspenduar, është moment i duhur që të punohet në këtë drejtim.

Ajo ka kërkuar që një strategji nga Qeveria të sillet në Kuvend në mënyrë që
të fillojnë sa më parë takimet bilaterale më vendet anëtare.

Por Kadriaj theksoi se kërkesa që Kosova 
të jetë pjesë e BE-së është e pamundur sepse duhet unifikim i gjithë
legjislacionit, raporton EO.

“Në takimin që kemi pasur me zyrtar të lartë shpeshherë është thënë që në
këtë periudhë që ka mes Rusisë dhe Ukrainës është arritur një unitet i faktorit
evropian dhe ne si Qeveri dhe Parlament duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum.  Për anëtarësim në këshillin e  Evropës gjithmonë ka qenë pengesë Rusia dhe meqenëse
është suspenduar ndoshta është moment që të aplikojmë sepse ende nuk ka aplikim
përveç fjalëve që po i  dëgjojmë nga
krerë të shtetit për anëtarësim në Be. Por që kemi  5 vendet e Be të cilat ende nuk e kanë njohur
Kosovën. Por ende nuk kemi aplikim as për anëtarësim në Këshillin e Evropës as
në OKB”.

“Qeveria duhet ta sjellë një strategji ku edhe Kuvendi ka detyrat e saj që të fillojmë fushatë me vizita bilaterale. Duhet konsultim më i gjerë edhe në mes të partive parlamentare, por edhe me faktorin ndërkombëtar sepse është lehtë të thuhet që do të aplikojmë dhe e dimë se do të dështojmë. Kërkesa që të jemi pjesë e BE-së është e pamundur sepse ne e dimë që për këto procedura duhet unifikim i gjithë legjislacionit”, tha Kadriaj.

No description available.
No description available.

You may also like