PORTUGALI – Socialistët fitojnë sërish zgjedhjet parlamentare

by admin
Spread the love

LISBONË, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministri socialist portugez, Antonio Costa ka fituar sërish zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Portugali me një përqindje votash që i lejon atij të formojë një shumicë njëpartiake në parlament.

Në fund të numërimit të votave, Partia Socialiste portugeze mori të paktën 117 vende nga 230.

Sondazhet e fundit para zgjedhjeve kishin treguar një barazim me rivalin e saj opozitar të qendrës së djathtë.

Kryeministri Costa arriti të përmirësonte rezultatin e marrë në 2019 dhe nuk do varet nga ish-aleatët e tij të së majtës radikale, të cilët shkaktuan zgjedhje të parakohshme duke kundërshtuar projektbuxhetin e vitit 2022.

Ish-kryetari i bashkisë së Lisbonës, 60 vjeç, erdhi në pushtet në vitin 2015 në një bashkim të paprecedentë të krahut të majtë që nga revolucioni i vitit 1974.

”Është një fitore e përulësisë, besimit dhe stabilitetit”, u tha Costa mbështetësve./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like