Portieri De Gea mund të bëhet shok skuadre me Mesin, Bekham kërkon shtimin e kolonisë spanjolle tek Inter Majemi

by admin
Spread the love

Presidenti i Inter Majemit, Devid Bekham, dëshiron që ish-portieri i Mançester JunajtiD, David De Gea, të transferohet te skuadra e tij në ligën MLS në SHBA. Lajmin e bën të ditur media angleze “Daily Star”. Portieri De Gea vazhdon të jetë pa klub që kur i përfundoi kontrata në “Old Trafford” në muajin qershor.

Ai u largua nga Mançester Junajtid pas një karriere 12-vjeçare.  Pas largimit nga “djajtë e kuq” pati shumë zëra merkatoje që e lidhnin portierin spanjoll me transferimin e tij te ndonjë klub  europiane.

Me interesimin e Bekhamit,  me gjasa  De Gea mund t’i bashkohet ish-shokëve të kombëtares spanjolle, Serxhi Buskets dhe Zhordi Alba tek Inter Majemi. Për shërbimet e portierit De Geas interesim ka shprehur edhe Al-Naseri i Kristiano Ronaldos në Arabinë Saudite. Mbetet për të parë se kë do të zgjedhë portieri De Gea, Mesin apo Ronaldon.

PANORAMASPORT.AL

You may also like