Porti 100-vjeçar i Durrësit me miliarda dollarë investime drejt masakrimit, Balluku pazare të fshehta me arabët, ja çfarë e lidh sheikun nga Dubai me Ramën, Vuçiçin dhe Lukashenkon

by admin
Spread the love

Vendimi i Kuvendit për të pranuar kërkesën e qeverisë të fusë futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta dhe port jahtesh, ka “ndezur” debatet politike. Qeveria çoi dje në Parlament një projektligj me 6 nene dhe një relacion, por jo tekstin e marrëveshjes mes Ministrisë së Financave dhe tre kompanive; Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Projektligji me procedurë të përshpejtuar u kundërshtua ashpër nga opozita, e cila e konsideroi megaaferë korruptive, ndërsa nxiti Ramën të lëshonte një lum epitetesh fyese dhe sharje ndaj kundërshtarëve.

Rama dhe ministrja Balluku e cilësuan projektin si një investim të paimagjinuar ndonjëherë për Shqipërinë. Po pse gjithë ky debat dhe çfarë po ndodh? Gazeta ka mësuar se portin nuk do ta marrë një kompani nga Emiratet e Bashkuara, por pas saj fshihet vetë Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe biznesmenët serb të lidhur me Lukashenkon, të njohur si vëllezërit Kariç, të cilët do të kafshojnë Portin e Durrësit, për ndërtime pallatesh dhe biznesesh. Kështu që kjo skemë e pastër korruptive dhe antikombëtare është një kambanë alarmi, për shkak se Porti i Durrësit, i cili ka një histori 3,000-vjeçare, ku jeta e qytetit në shekuj lidhet ngushtë me portin e ndërtuar pranë tij dhe që u kthye në një port modern, pas tërmetit të vitit 1926, synohet të asgjësohet. Sipas informacioneve, mësohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko janë të lidhur shumë ngushtë me një kompani të njohur arabe. Është pikërisht Mohamed Alabbar, themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR. Në takimet e tij me liderët e këtyre vendeve ka premtuar ndryshime radikale në projektet që ka marrë përsipër të ndërtojë, ku flitet për shuma marramendëse dhe në pika strategjike për secilin vend. Por, se çfarë fshihet pas këtyre investimeve në Shqipëri, Serbi apo Bjellorusi, ende nuk është zbuluar, por nga projekti i dështuar në Serbi nga arabët, fundi mund të parashikohet shumë lehtë edhe për vendin tonë.

Si dështoi sheiku arab në Serbi?

Kjo kompani arabe tha se do të investonte 4 miliardë dollarë në ndërtimin e një lagjeje për të pasurit, buzë Danubit nën emërtimin “Belgrade Ëaterfront” dhe me të njëjtat deklarata si për Portin e Durrësit. Në bregun e lumit Sava në Beograd, arabët premtuan për shndërrimin e një zone të re në qendër të qytetit të mbushur me kulla, hotele me pesë yje dhe apartamente luksoze. “Një vështrim në ‘shakanë e keqe’ të Abu Dhabit: Projekti Ujor i Beogradit”, e titullon shkrimin “Forbes” në investigimin e saj në vitin 2016, i cili nxjerr në pah mashtrimin e madh të arabëve. Njësoj si me Portin e Durrësit, edhe në Serbi janë mbajtur sekret shumë detaje nga projekti. “Forbes” pretendon se nga ana e saj kompania Emaar, nuk investoi asnjëherë shumën e premtuar.

Simetria me Shqipërinë

Rasti i Serbisë është i ngjashëm me Shqipërinë. Kompania arabe ka thënë se do të investojë dy miliardë euro në Portin e Durrësit. Pra, e njëjta kompani, të njëjtat marrëveshje dhe hije dyshimi që rrethojnë gjithë situatën. Si në Beograd dhe Shqipëri janë përjashtuar nga prokurimi publik të gjitha kompanitë e tjera, të cilat mund të jepnin oferta edhe më të mira. Domethënë, kjo i jep qeverisë të drejtën të bëjë pazare me kompanitë nga Emiratet e Bashkuara pa asnjë kontroll dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore, ndërkohë që asaj i falen 812 600.98 m2 tokë ose 81 hektarë, nga të cilat 54 mijë m2 , kompania i shfrytëzon për ndërtim, ndonëse ajo është tokë shtetërore

Futet në lojë dhe Bjellorusia

Gjithashtu, edhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko u takua me themeluesin e Emaar Properties Mohamed Ali Alabbar më 28 qershor. Biznesi arab po drejton një projekt edhe në Minsk, i vlerësuar në 4 miliardë dollarë. Projekti parashikon ndërtimin e kompleksit shumëfunksional të Ujit Verior brenda kufijve të Unazës së Minskut, Avenue Pobeditelei, Rrugës Orlovskaya dhe Rezervuarit Tsnyanskoye. Kompleksi do të përfshijë ndërtesa banimi me të gjithë infrastrukturën e nevojshme inxhinierike dhe transportuese, objekte të infrastrukturës sociale dhe objekte publike me një sipërfaqe totale prej më shumë se gjashtë milionë metra katrorë. Pra si përfundim, investime miliarda dollarë nga Arabaia, nga e njëjta kompani, por sinjalet e dështimit i dha në Serbi. A do e pësojë fatin e njëjtë dhe Shqipëria?

Dritëhijet e marrëveshjes sekrete

Porti i Durrësit është nyja më e rëndësishme e transportit në Shqipëri, pasi dalje në këtë port i mundësohet edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në kushtet aktuale. Baza e kësaj marrëveshje u hodh gjatë një vizite që ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë zhvilluan pak kohë më parë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata u panë në një video teksa darkonin në një restorant luksoz në Dubai. I gjithë thelbi i ligjit është vetëm një nen; përjashtimi nga prokurimi publik i të gjitha projekteve që do të financohen nga kompanitë arabe në Shqipëri. Domethënë i jep qeverisë të drejtën të bëjë pazare me kompanitë nga Emiratet e Bashkuara pa asnjë kontroll dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore, ndërkohë që asaj i falen 812 600.98 m2 tokë ose 81 hektarë, nga të cilat 54 mijë m2 , kompania i shfrytëzon për ndërtim, ndonëse ajo është tokë shtetërore. Që pas darkës së famshme të Nusretit, përfaqësues të qeverisë Rama kanë qenë të paktën edhe 4 herë të tjera në Dubai për të negociuar direkt me Muhamed Alabar për koncesionin e shumëpërfolur të Portin të Durrësit. Në të njëjtën kohë vet Alabar ka qenë disa herë në Tiranë. Por të gjitha vizitat e ndërsjellta janë mbajtur sekret dhe pa asnjë njoftim publik.

Debate në Kuvend dhe politikë

Debati për Portin e Durrësit në Kuvend dje nisi pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi transparencë për 5 nenet, ndërsa pretendoi se projekti që kushton 2 miliard e 100 milionë euro po tentohet të kalohet fshehurazi nga qeveria. Por mazhoranca e kaloi marrëveshjen që të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar me 62 vota pro dhe 19 kundër. Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Edi Rama u shpreh se përfaqësues të një prej kompanive më të mëdha vjen në Shqipëri si një rezultat i një marrëdhënieje strategjike, prej së cilës po ndërtohen në Spitallë 2000 apartamente dhe bëhet një investim që e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme turistike në Mesdhe. Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050. Megjithatë, para se të vinte në Kuvend ky debat i ashpër për procedurën e përshpejtuar të portit të Durrësit, dy liderët e opozitës Ilir Meta dhe Sali Berisha bëjnë vazhdimisht dalje publike dhe me të njëjtat argumente sulmojnë këtë projekt duke e cilësuar aferë korruptive të kreut të qeverisë.

You may also like