Ponari habit: Ne japim 1 milionë euro, Kosova jep 9 milionë

by admin
Spread the love

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ka theksuar faktin se të gjitha vendet e rajonit e kanë miratuar ligjin e sponsorizimit dhe frytet e tij janë të dukshme.

Sipas Ponarit, në Shqipëri nuk mungojnë talentet në basketboll apo në sportet e tjera, por thjesht mungon mbështetja financiare.

“Jam i bindur që çdo biznes do të donte të investonte në sport.

Do të kishim një ndërtim të jashtëzakonshëm të ekipeve të mëdha.

Kosova i jep 500 mijë euro ekipeve të Ligës Unike, ndërsa Shqipëria nuk i jep asgjë.

Ky është vendim politik.

Askush nuk e gëzon të drejtën ta bëjë përveç qeverisë.

Ka vende si Hungaria që 100% e tatimit mbi fitimin i shkon disa Federatave.

Shqipëria do ta kishte të domosdoshme një shifër 20-30% për ndërtimin e ekipeve të mëdha. Ne kemi shumë talente të reja, që humbasin interesin pas moshës 20-vjeçare, pasi nuk shohin të ardhme te basketbolli.

Buxheti në Shqipëri për sportin është 1 milionë euro, ndërkohë që në Kosovë është 9 milionë euro.

Pra përveç sponsorizimeve, ata kanë edhe 9 milionë euro buxhet për sportin.

Diferenca është mjaft e madhe“, ka deklaruar Avni Ponari.

You may also like