Polonia rrit sigurinë në kufi me Bjellorusinë

by admin
Spread the love

Polonia njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë në kufirin e saj lindor me Bjellorusinë pasi disa video të postuara në rrjetet sociale tregonin qindra migrantë që po shkonin në drejtim të kufirit.

Në njëren nga videot, migrantët mbanin çanta në shpinë dhe ishin të veshur me rroba të dimrit.

Ata po ecnin në një anë të një autostrade me një pankartë të shkruar në gjuhën bjelloruse.

Një video tjetër video shfaqte një grup të madh burrash dhe grash të shoqëruar nga persona të armatosur me uniformë ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë shpërndau një video që tregonte një grup migrantësh pranë pikës kufitare Bruzhi-Kuznica.

“Bjellorusia dëshiron të shkaktojë një incident të madh, mundësisht me të shtëna dhe viktima”, tha zëvendësministri i Jashtëm polak, Piotr Wawrzyk për radion publike polake.

Në muajt e fundit, mijëra migrantë nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika janë përpjekur që nga Bjellorusia të hyjnë ilegalisht në Poloni, Letoni dhe Lituani.

Lexo lajme interesante

You may also like