Polonia me një mbrojtës më shumë, Matty Cash merr pasaportë polake

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare, mbrojtësi i djathtë i Aston Villas, Matty Cash, mori pasaportën polake dhe tani do të mund të luajë për Poloninë në vend të Anglisë, njofton Insporti.

Lajmin për marrjen e pasaportës e ka dhënë vet mbrojtësi, Matty Cash, i cili falenderoi presidernitn dhe autoritet polake.

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për mua dhe familjen time. Kërkesa ime për shtetësinë polake është miratuar nga autoritetet polake. Dua të falënderoj presidentin, familjen time dhe njerëzit e tjerë që më ndihmuan në këtë. Koha për sfida të reja, do të bëj më të mirën për këtë vend”- shkroi Matty.

Ndryshe, Cash javë më parë  deklaroi se: “Gjyshja dhe gjyshi im kanë lindur në Poloni dhe nëna ime është gjithashtu polake, kështu që unë u rrita pranë një familjeje polake.”

/Insporti.com

You may also like