POLONI – Takim Duda-Zelensky për strategjinë e së ardhmes

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 23 dhjetor /ATSH-PAP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë kthimit nga SHBA-ja u takua me homologun e tij polak, Andrzej Duda, për ta falënderuar për mbështetjen e Polonisë për Ukrainën.

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Zelensky u takua me presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe mbajti një fjalim në një seancë të përbashkët të Kongresit amerikan.

“Gjate kthimit për në shtëpi, zhvillova një takim me një mik të Ukrainës, presidentin e Polonisë Andrzej Duda”, shkroi Zelensky në Telegram.

“Ne diskutuam ngjarjet e këtij viti, i cili solli sfida historike për shkak të një lufte në shkallë të gjerë”, tha Zelensky.

“Gjithashtu diskutuam planet strategjike për të ardhmen, marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërveprimet në nivel ndërkombëtar në vitin 2023′, shtoi ai.

“Rusia përdori dimrin për të nxitur në Perëndim një lodhje nga lufta, duke krijuar një narrativë mediatike, sipas të cilës disa vende perëndimore nuk ishin të gatshme për të ofruar një përgjigje të menjëhershme të kërkesave. Megjithatë, ukrainasit morën një garanci shumë të qartë nga SHBA-ja, e cila rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën”, tha Jakub Kumoch, ndihmës i Duda për politikën e jashtme.

Polonia dhe SHBA-ja janë dy vendet e vetme që presidenti ukrainas ka vizituar që kur Rusia pushtoi vendin e tij më 24 shkurt.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like