POLONI – Qeveria e PiS jep dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Katër javë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, qeveria nacionaliste e krahut të djathtë të Polonisë e udhëhequr nga kryeministri aktual Mateusz Morawiecki, dha sot dorëheqjen.

Vendimi, i cili erdhi gjatë seancës së parë të parlamentit të ri polak, është hapi i parë drejt një ndryshimi në qeveri pas tetë vitesh qeverisje nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) e Morawiecki.

Në zgjedhjet e 15 tetorit, aleanca e tri partive opozitare të udhëhequra nga ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk fitoi shumicën e vendeve në Sejm, Dhoma e Ulët e parlamentit.

Koalicioni Qytetar liberal (KO) i Tusk, së bashku me partitë konservatore Rruga e Tretë dhe e Majtë, mbajnë 248 nga 460 vendet.

Tre partitë, që favorizojnë politikat pro-evropiane, kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje koalicioni.

Edhe pse PiS mbeti partia më e madhe e vetme në parlament pas zgjedhjeve me 194 vende, ajo nuk kishte një shumicë absolute dhe nuk ka asnjë partner koalicioni.

Ndryshimi i ardhshëm i qeverisë në Varshavë do të sjellë një ndryshim edhe në politikën e jashtme polake.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like