POLONI – Ministri i Financave dorëhiqet pas dështimit të reformës tatimore

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Ministri i Financave Tadeusz Koscinski ka dhënë sot dorëheqjen pas dështimit të reformës tatimore në Poloni.

“Derisa të emërohet një pasardhës, kryeministri polak Mateusz Morawiecki do të marrë detyrën e ministrit të Financave”, njoftoi sot një zëdhënës i partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS), partisë qeverisëse konservatore-populiste.

Koscinski do të marrë përgjegjësi politike për disa mangësi në futjen e rregulloreve të reja tatimore.

Reforma tatimore ishte pjesa qendrore e një pakete më të madhe reformash të PiS.

Konservatorët u premtuan qytetarëve se shumica e tyre do të përfundonin me më shumë të ardhura, pasi reforma vendosi një barrë më të rëndë për personat me të ardhura të larta.

Por në vend të kësaj, në fillim të vitit, punonjësit e shtetit që marrin një pagë mesatare në Poloni, si mësuesit dhe oficerët e policisë, zbuluan se rroga e tyre ishte më e ulët. Kryesisht për shkak se ata nuk kishin plotësuar disa formularë.

Qeverisë së PiS iu desh të ndryshonte me nxitim reformën e ndërlikuar, ndërsa një pakënaqësi e madhe është shfaqur në mesin e popullatës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like