POLONI – Mbi 624 000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në vend

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 5 mars /ATSH-PAP/ – Rreth 624 500 refugjatë kanë kaluar tashmë kufirin polako-ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, raportoi Roja Kufitare e Polonisë.

Vetëm të enjten, oficerët e Gardës Kufitare dhanë autorizimin zyrtar për 99 200 njerëz që po largoheshin nga Ukraina dhe deri në orën 07:00 të së premtes numri i tyre arriti rreth 25 200.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, shumica e personave që kanë hyrë në Poloni deri më tani janë shtetas të Ukrainës.

Ka edhe polakë që ikin nga lufta, si dhe shtetas të Uzbekistanit, Bjellorusisë, Indisë, Nigerisë, Algjerisë, Marokut, Afganistanit, Pakistanit, SHBA-së dhe Rusisë.

“Vendi ynë ofron strehim për çdo person, jeta e të cilit është në rrezik, pavarësisht nga kombësia e tyre”, tha të enjten Ministria e Brendshme polake.

“Të gjithë personat e pranuar në Poloni verifikohen nga Roja Kufitare dhe nëse nuk kanë dokumente, ose në rast të ndonjë problemi tjetër, oficerët e Gardës Kufitare zbatojnë procedurat e duhura të kontrollit”, shtoi Ministria e Brendshme./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like