POLONI – Hua rekord prej 450 milionë euro në mbështetje të refugjatëve ukrainas

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 25 qershor /ATSH-AA/- Banka për Zhvillim (CEB) e Këshillit të Evropës nënshkroi një marrëveshje me Poloninë për të ofruar një kredi rekord prej 450 milionë eurosh në mbështetje të mbi 4 milionë refugjatëve ukrainas në Poloni.

“Marrëveshja e huasë u nënshkrua nga guvernatori i CEB-it, Carlo Monticelli, dhe ministres polake të Financave, Magdalena Rzeczkowska, sipas një deklarate.

Huaja më e madhe e CEB do të ndihmojë përpjekjet e Polonisë për t’u përballur me fluksin masiv të ukrainasve që ikin nga lufta e Rusisë në territorin e tyre.

“Vlera e madhe e huasë që ne nënshkruam sot tregon vendosmërinë e qartë të CEB për të mbështetur Poloninë në kohë dhe në mënyrë efektive për të tejkaluar një sfidë të paprecedentë ekonomike dhe një tragjedi njerëzore”, tha Monticelli.

Polonia aktualisht strehon mbi 4 milionë banorë të zhvendosur nga Ukraina, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.

E themeluar në vitin 1956, CEB ka 42 shtete anëtare dhe synon të mbështesë vazhdimisht në kohë dhe me efektivitet refugjatët dhe migrantët.

Sipas OKB-së, të paktën 4677 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Sipas shifrave të OKB-së, mbi 14 milionë banrë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë më shumë se 8 milionë që kanë ikur në vende të tjera. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like