POLONI – Duda: Lufta e Ftohtë është rikthyer

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 14 mars /ATSH-PAP/ – Rusia nuk po sulmon Ukrainën Perëndimore nga frika e përplasjes me forcat e NATO-s, deklaroi presidenti i Polonisë, Andrzej Duda për të përjavshmen ”Sieci”.

”Kjo pikërisht nga frika e rusëve nga përplasja me forcat e NATO-s”, theksoi ai.

“E gjitha kjo nga frika se nëse një raketë do të fluturonte mbi kufi dhe do të zbriste në territorin polak do të nënkuptonte kalimin e menjëhershëm në një gjendje gatishmërie të të gjitha forcave aleate”, vazhdoi Duda.

“Putin gjithashtu e di këtë. A do të thotë kjo luftë? Është e vështirë të teorizohet sot. Situata e Luftës së Ftohtë është rikthyer, ku të dyja palët kanë frikë nga ngjarjet që mund të çojnë në një konfrontim të plotë. Me një ndryshim, që ne nuk jemi në lindje por në perëndim të Perdes së Hekurt. Aty ku vendi ynë ka qenë gjithmonë”, shtoi ai.

Duda tha se lufta në Ukrainë kishte të bënte me simbolet dhe historinë dhe se qëllimi i Putinit nuk ishte të rikrijonte perandorinë sovjetike, por perandorinë cariste ruse.

“Kjo është arsyeja pse Kievi është kaq i rëndësishëm. Është ‘nëna e Rusisë’, vendi i pagëzimit, dhe për këtë arsye qyteti më historik i Rusisë”, tha ai.

“Ne duhet të ndërtojmë forcat e armatosura për t’i vënë ato në një pozicion për të penguar një pushtues. Shpresoj se shembulli ukrainas do të jetë një paralajmërim për rusët që të mos guxojnë të sulmojnë një vend që është i armatosur mirë dhe ka njerëz të përgatitur për ta mbrojtur në çdo kohë”, deklaroi Duda.

Ai paralajmëroi se Polonia mund të presë një sulm rus në vitet e ardhshme, ndoshta i paraprirë nga një sulm ndaj shteteve baltike.

Ai tha se Polonia ishte në planet e Rusisë pasi ishte “çelësi i Evropës”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like