POLONI – Dhurata nga Ukraina shpërthen në zyrën e shefit të policisë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 15 dhjetor /ATSH-DPA/- Një dhuratë ofruar kreut të forcave policore polake, gjatë një vizite pune, në Ukrainë ka shpërthyer në selinë e policisë, njoftoi Ministria e Brendshme, në Varshavë.

Shefi i policisë, Jaroslaw Szymczyk pësoi plagë të lehta nga shpërthimi dhe u dërgua në spital. Një punonjës civil gjithashtu ka mbetur i plagosur.

Sipas Ministrisë së Brendshme, shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në një dhomë pranë zyrës së Szymczyk.

Sipas deklaratës, komandanti i policisë mori dhuratën gjatë vizitës së tij të punës në Ukrainë, më 11 dhe 12 dhjetor të këtij viti.

Szymczyk ishte takuar me udhëheqjen e policisë së Ukrainës dhe të mbrojtjes civile.

“Dhurata iu dha Szymczyks nga një drejtues i një autoriteti ukrainas”, tha ministria.

Polonia i ka kërkuar palës ukrainase shpjegime për incidentin. Prokuroria publike ka nisur hetimet. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like