POLONI – Baerbock: Evropa kompakte në orët e saj më të vështira

by admin
Spread the love

LODZ, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Në orët më të vështira të saj, Evropa po forcohet dhe ne jemi transformuar në më kohezivë se sa shumë do të kishim besuar, deklaroi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila është sot ndodhet në Lodz (Poloni), për bisedime trepalëshe me kolegun polak, Zbigniew Rau dhe atë francez, Jean-Yves Le Drian.

”Me sulmin ndaj Ukrainës, Putin po dëshmon se nuk i respekton më rregullat. Për këtë uniteti ynë në Evropë është bërë një çështje mbijetese”, shtoi ajo.

Në bisedime pritet të marrë pjesë online edhe homologu ukrainas, Dmytro Kuleba.

I ashtuquajturi format i trekëndëshit të Weimarit, shqyrton dhe mban konsultime midis Francës, Gjermanisë dhe Polonisë prej më se 30 vitesh./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like