Policia në Shkup vazhdon me kontrolle në komunikacion, shqiptoi 237 gjoba

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.03.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 237 gjoba, nga të cilat 137 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 18 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 29 sanksione për vozitje mjeti nën ndikimin e alkoolit.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING



You may also like