Policia në Shkup gjobit 150 shoferë, 42 për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (23.01.2024) ka vazhduar me kontrollet aksionare në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 158 gjoba, nga të cilat 42 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 gjoba për kalim në semafor të mbyllur, katër gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MBP.

MARKETING



You may also like