Policia kufitare në Gjakovë gjen armë ilegale në stanet e brezit kufitar

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës konkretisht hetuese policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operativo -hetimore kanë zbuluar për dy shtetas kosovar me iniciale (Xh. M. viti i lindjes 1954 dhe Sh .R. viti i lindjes 1960) të cilët posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.

Sipas komunikatës nga Policia, operacioni është realizuar pas pranimit të informatave nga tereni lidhur me disa dyshime për armëmbajtje të paligjshme dhe të shtëna me armë, transmeton Klankosova.tv.

“Sot me datë 05.07.2022, me urdhër të Gjykatës kompetente, në orët e hershme të mëngjesit është realizuar plani operativ i koduar “Bjeshka 2022”, është bërë bastisja në dy objekte (stane) në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë gjetur provat/dëshmitë materiale si në vijim”, thuhet në komunikatën e Policisë.

  • Dy (2) armë AK-47 (kallashnikovë)
  • Njëzet e pesë (25) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.
  • Tre (3) karikatorë për armë AK-47.

“I dyshuari i parë ( Xh. M), pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme”.

You may also like