Policia jep detaje për aksidentin mes një kamioni dhe një veture në rrugën e Dobërqanit

by admin
Spread the love

Në aksidentin që ka ndodhur në mes një kamioni dhe një veture në aksin rrugor  Gjilan-Kamenicë, si pasojë vozitësi i veturës për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë, teksa pasagjerja po ashtu me lëndime është duke u trajtuar në spitalin rajonal në Gjilan.

Këtë e ka konfirmuar Policia në Gjilan për Klankosova.tv.

“Ju njoftoj se sot mbas orës 15:00 në aksin rrugor Gjilan Kamenicë , Fshati Dobërqan ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe nji kamioni. Si pasoj e aksidentit vozitësi i veturës për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë gjersa pasagjerja po ashtu me lëndime është duke u trajtuar në spitalin rajonal në Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”.

You may also like