Policia i konfirmon të shtënat me armë zjarri në shtëpinë e Naser Pajazitajt

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, ka thënë se është raportuar në polici rasti i të shtënave me armë zjarri afër shtëpisë së Naser Pajazitaj që ishte në burg për shtatë vjet e gjysmë për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Ai për Klankosova.tv ka deklaruar se nga rasti në fjalë nuk ka të lënduar.

“Ai ka thirrur dhe ka thënë se pati të shtëna në kulmin e shtëpisë. Të lënduar nga rasti në fjalë nuk ka, të dëmtuara janë dy tjegulla”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e Prokurorisë Themelore në Pejë. Rast është hapur për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.

Për Klankosova.tv ka folur edhe avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri, i cili tha se nga rasti në fjalë familja Pajazitaj ndjehet e kërcënuar dhe frikësuar.

Avokati i Naser Pajazitajt: Dikush ka shtënë me armë afër shtëpisë, familja ndihet e kërcënuar

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like