Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, përmes një emaili ka njoftuar që ka shpallur në kërkim 6 persona për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.
Personat e shpallur në kërkim janë: AKSIĆ (Voimir) Ćedomir, DENIC (Slobodan) Dragan, JOVANOVIĆ (Milan) Stojan, PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub, RAĆIĆ (Janko) Dejan dhe RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša .
Policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që tu ndihmojnë në kapjen e tyre.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj publikon:
Urdhër për Shpalljen në Kërkim të Pandehurve
Personat e shpallur në kërkim janë:
- AKSIĆ (Voimir) Ćedomir; data e lindjes; 10.05.1960
- DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967
- JOVANOVIĆ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961
- PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969
- RAĆIĆ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974
- RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974
Të pandehurit e lartcekur janë duke u kërkuar për veprën penale:
Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:
- Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP
- E-mail adresa: [email protected]