Policia e Kosovës mësyn veriun e përzier etnikisht – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës hynë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Zubin Potokut, me qëllim të rritjes së prezencës së tyre në pjesët e qytetit ku jeton popullata etnikisht e përzier, kryesisht shqiptarë. Qëllimi i ardhjes së këtyre njësive është ekskluzivisht “mbrojtja e pjesëve etnikisht të përziera të qytetit dhe pas disa ankesave të shqiptarëve nga veriu se nuk ndihen të sigurt”, e thënë kjo nga Policia e Kosovës.

Mësohet nga burime policore se ky përforcim policor zbatohet “ekskluzivisht për pjesët etnikisht të përziera të qytetit, me qëllim mbrojtjen e popullatës në këto pjesë të qytetit, pas disa ankesave të shqiptarëve nga Mitrovica veriore se nuk ndihen të sigurt.

“Prioritet i Policisë së Kosovës është siguria për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe trendet aktuale në komunat veriore, policia në ditët në vijim do të rrisë prezencën e policisë në veri për të arritur qëllimet”, njoftoi policia më herët gjatë mbrëmjes të së enjtes.

Me këtë rast ka folur edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça, i cili ka thënë se prania e shtuar e policisë është e nevojshme “pas sulmeve të njëpasnjëshme pas sulmeve të armatosura ndaj policëve dhe qytetarëve në veri”.

“Policia e Kosovës ka mandatin dhe detyrën që të garantojë sigurinë, të garantojë rendin dhe sundimin e ligjit. Ditët e fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosur ndaj punonjësve të policisë dhe qytetarëve në veri të vendit, është e nevojshme të rritet prania e policisë për sigurinë e të gjithë qytetarëve. Sipas deklaratës tashmë zyrtare të Policisë së Kosovës, është shtuar prezenca e policisë në veri të vendit. Lusim të gjithë qytetarët për paqe dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e cila avokon për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Svelç në një postim në Facebook. /tesheshi.com/

You may also like