Policia dënon 244 shoferë, njëri ka vozitur me 246 km/h

by admin
Spread the love




MPB njofton se dje është kryer kontrolle intensive në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar të gjithë shoferët që tejkalojnë shpejtësinë, me çka janë shqiptuar 244 gjoba.

Nga ato 13 automjete kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se sa është e lejuar, ndërsa katër automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se sa është e lejuar.

Prej këtyre 99 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 145 jashtë vendbanimeve.

Siç njoftojnë nga policia dy shoferë kanë vozitur me 222 dhe 246 kilometra në orë.


You may also like