Policia: Aktualisht situata në veri është e qetë

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me situatën në veri.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga zëdhënësi Baki Kelani, tha se situata aktualisht është e qetë.

“Protestat e dhunshme dhe zhvillimet e ndodhura në veri të vendit, kanë bërë që situata të jetë e tensioniar dhe e brishtë”, tha Kelani.

Kelani tha se po vazhdon monitorimi i situatës në komunat veriore nga policia dhe institucionet relevante të sigurisë.

“Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore e kushtetuese, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, po vazhdon angazhimet policore në zbatim të rendit dhe sigurisë publike, si dhe ndërmarrjen e masave konform situatës dhe zhvillimeve në komunat veriore”, theksoi ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like