Policia aksion kundër lojërave të fatit, intervistohen 15 të dyshuar

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës, ka konfiskuar 851 çipa dhe 19 palë letra bixhozi, në rrugën “Shaip Doda” në Ferizaj.

Siç thuhet në raportin e PK-së, gjatë kontrollit në një lokal, janë takuar dhe kanë zhvilluar lojëra të fatit 15 të dyshuar.

Tutje, është bërë e ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Shaip Doda, Ferizaj 10.04.2022 – 01:00. Gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar, janë takuar duke zhvilluar lojëra të fatit 15 të dyshuar meshkuj kosovar. Si prova materiale janë konfiskuar 851 çipa dhe 19 palë letra bixhozi”.

You may also like